Është vështirë që të vlerësohet saktësisht vlera ushqyese dhe rëndësia e spinaqit, por sipas studimeve të bëra u dëshmua se ndër të tjera ai mbron nga kanceri. Studimet kanë zbuluar se redukton rrezikun nga kanceri për, madje 34 për qind.
Vitaminat A dhe C, fibrat, acidi folik, magnezi dhe 13 flavonoide të ndryshme ndihmojnë në luftën kundër kancerit, veçanërisht atij të zorrës së trashë, mushkërive dhe të gjirit, ndërsa është dëshmuar se është jashtëzakonisht efikas në parandalimin e kancerit agresiv të prostatës.