Ulur nga një distancë
më shikon ashtu me ironi.
Më gjykon pa drejtësi
mendon se hixhabi është pengesa ime për liri.
Nuk sheh që unë vërtet jam e lirë
dhe mbulesa tregon identitetin,
modestin dhe krenarin që kam.
Me atë pjesë që kokë e mbuloj,
është çelsi i lumturisë që unë fitoj.
Kënaqësin e Allahut e dëshiroj,
edhe sikurse tërë njerëzimi të ma ndaloj,
unë kurrë nuk do ta largoj.
Medito motër atë që unë e ndjej
është diçka që ëndërron.
Të bënë ta shikosh botën në një kënd
që ndoshta nuk e mendon.
Ti nuk je ajo çfarë të tjerët thonë,
Ti je ajo që rregullin e Zotit e zbaton.