Rtv Pendimi
Lajme

“Mbyllen pesë mijë biznese si pasojë e COVID-19”

Rreth pesë mijë biznese janë shuar si pasojë e pandemisë, teksa ky numër fatkeqësisht mund të rritet deri në fund të vitit.

E kjo gjë është shqetësuese për kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahinin, i cili thotë se nga informatat që i ka në terren, procedurat e shuarjes të ndërmarrjeve janë të rënda dhe bizneset kanë hequr dorë nga ajo formë e aplikimit.

“Nga marsi e këndej, sipas vlerësimeve tona dhe marrjes së informatave në terren rreth 5 mijë biznese kanë ndalur aktivitetin e tyre, kanë falimentuar dhe kjo është një shqetësim i madh për gjithë shtetin tonë. Besoj që ky numër do të jetë edhe më i madh deri në fund të vitit dhe procedurat e shuarjes të ndërmarrjeve janë të rënda dhe bizneset kanë hequr dorë nga ajo formë e aplikimit, pra këto janë informata të tilla dhe janë të sakta”, tha ai.

Shahini thotë se ekonomia kosovare ka pësuar rënie nga investimet e huaja dhe ka rënë interesi i bizneseve vendore për investime të reja.

“Ekonomia e vendit po ballafaqohet me një rënie të rëndë, qoftë nga investimet e huaja, qoftë nga rënia e interesit të bizneseve vendore për investime të reja. Kanë rënë edhe investimet e diasporës, ku kemi pasur vetëm 10 për qind të asaj që kemi pasur vitin e kaluar, e që tregut të Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro para të freskëta në xhepat që kanë ardhur nga diaspora”.“Fondi emergjent i cili më shumë se 170 milionë euro, është ende i implementueshëm tërësisht në mungesë të ligjeve, e që deputetët e papërgjegjshëm po hezitojnë që ta qojnë dorën dhe ta ndihmojë sektorin privat”, tha ai në një intervistë për EO.

Të ngjajshme

U mbajt mbledhja e redaksisë së revistës “Dituria islame”

Kushtrim Guraj

KBI në Gjakovë shënon aktivitetin e dytë në kuadër të “Programi për më të dashurin”

Kushtrim Guraj

Tërnava rizgjidhet në mesin e 500 personaliteteve me më ndikim në botën islame

Kushtrim Guraj

KBI në Gjakovë shënon aktivitetin e parë në kuadër të “Programi për më të dashurin”.

Kushtrim Guraj

Erdoğan thirrje popullit: Mos blini asnjëherë mallra franceze

Kushtrim Guraj

Sot ka ndrruar jetë Mulla Musa Ahmet Gërguri nga Bardhi i Madh

Kushtrim Guraj

Fillon llogaritja dimërore e kohës

Kushtrim Guraj

ALSAR I DHURON BOTIMET E TIJ BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

Kushtrim Guraj

Ministri Zemaj priti në takim sekretarin e përgjithshëm të BI të Kosovës Ahmet Sadriun

Kushtrim Guraj