Me 4.5 mld Like në ditë, Facebook mendon edhe për butonin Dislike

Facebook është duke menduar të shtojë një mënyrë të re për të shprehur “mospëlqim” në postimet e publikuara në faqen e saj, deklaroi themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Mark Zuckerberg.

Duke folur në një seancë pyetjesh e përgjigjesh në Kaliforni, ai tha se butoni “Dislike” ose i mospëlqimit ishte një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit.

Ai tha se rrjeti social është duke u munduar ta gjejë një mënyrë e cila do të sigurojë që njerëzit të mos përulen në postimet e tyre.
Sipas shifrave të publikuara nga vetë Facebook, 4.5 miliardë “pëlqime” janë të krijuara çdo ditë. (Telegrafi)