duhan-e1622446361933

ME ÇDO CIGARE FALI DY REKATË NAMAZ

Një njeri shkoi te kardiokirurgu e thirrësi i njohur islam, Dr. Halid el Xhubejri dhe i tha:
– Doktor, i lash të gjitha gjërat që e hidhërojnë Zotin tim, pos cigares. Cigaren s’mund ta lë.
Doktori i tha:
– A dëshiron të pendohesh dhe ta lësh duhanin?
– Doktor, pasha Allahun, i provova të gjitha metodat, por nuk mund ta lë, – tha njeriu.
– Atëherë, provo të marrësh abdes dhe t’i falësh nga dy rekatë namaz pas çdo cigareje që do të pish, – shtoi doktori.
Pas një periudhe i erdhi i njëjti njeri, por kësaj radhe duke buzëqeshur. Kur mjeku e pyeti pse po qeshte, ai u përgjigj:
– Doktor, edhe pse i pija tridhjetë cigare në ditë, që nga dita kur bëra nijet që pas çdo cigareje t’i falë dy rekatë namaz, shejtani vinte për secilën cigare që doja ta ndezi dhe më bënte vesvese duke më thënë: “O ti njeri, nuk është patjetër ta ndezësh! Pse po e ndez? Ndër tjerash, duhet të marrësh abdes dhe t’i falësh dy rekatë namaz. Jo, jo, mos gabo! Më mirë për ty.” – Vazhdoi njeriu të tregojë. – Ditën e parë i përdora vetëm pesë cigare, kurse të dytën i piva tri dhe tani i kam bërë një javë që e kam lënë përfundimisht.
– Pasha Allahun, nuk e paramendoja se kjo metodë do të jetë efikase për braktisjen e duhanit, – tha doktori.
Pra, me çdo cigare fali nga dy rekatë namaz.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU