Rtv Pendimi

ME ÇFARË OBLIGOHET GRUAJA SHTATZËNË DHE AJO ME GJIDHËNIE NËSE USHQEHEN NË DITËT E RAMAZANIT?

Pyetja:

? Çfarë duhet të bëjë gruaja shtatzënë apo ajo që foshnjën e ka në gji, nëse ushqehen gjatë Ramazanit. Sa kilogram ushqim do tu mjaftonin për ta shpaguar këtë agjërim?

Përgjigja:

? Nuk i lejohet asnjërës në rastin e lartpërmendur që ta prishin agjërimin përveç nëse kjo është e nevojshme për to. Nëse nuk agjëron për shkaqe të arsyeshme atëherë obligohen me agjërim të më vonshëm duke i kompensuar ditët e tilla. Këtë gjë e përmend Allahu në Fjalën e Tij: “Kush është sëmurë apo në udhëtim atëherë le t`i kompensoj ato ditë” (S. Bekare: 185).
Gruaja në njërën nga dy gjendjet e lartpërmendura është e njejtë në dispozita sikur i sëmuri.

Shejh Muhamed ibën Uthejmin. (fetava sijam, fq. 66. Xhemul musned)


Përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

TË NGJAJSHME