Rtv Pendimi

MË FALË

Sot, u zgjova me lodhjen e djeshme

e po planifikoj pёrfitimet e nesёrme,

i zhitur nё pёrllogaritje po mё kalon koha

vallё dje ku gabova qё nё pёrfitimet e sodit dёshtova.

 

Pёrpos biznesit tim asgjё s’mendoj

pёr njё fitim tё mirё gjithçka nё jetё anashkaloj,

jetoj pёr t’fituar,sepse ёshtё i vetmi preokupim

e rrёnoj çdo penges qё mund tё mё sjellё dёshtim.

 

Nё punё jamё njeri i pёrkushtueshёm

prandaj jamё nё stres tё vazhdueshёm,

i mbingarkuar me punё,pran familjes pak qёndroj

ndoshta edhe kjo ёshtё arsyeja qё lumturin s’mund ta shijoj.

 

Sot pёrllogaritjet nё rregull nuk po mё dalin

nga mbrendia fjalё tё çuditshme mendjen po ma marin.

E mё thojnё,Zgjohu o rrob i All-llahut ,mjaftё ёndёrove

ktheju realitetit,se kёsaj bote si shumё ju pёrkushtove.

 

Koha po kalon e ti pasurohesh

çdo ditё e mё shumё nga Zoti yt largohesh,

Ai ёshtё Bujar e mirёsit nuk ti pakёson

mjerё ti pёr veten qё se faleminderon.

 

Ai tё fali pa asnjё tё met

tё dha gjithçka qё ju posedoni nё kёtё jetё,

tё dhuroi fёmijё gjёjёn mё tё shtrejt

por ti je verbuar tёrsisht e nuk shehё gjё o i shkret.

 

Fjalёt mё rrёnqethёn trupin tim

mu dridhё zemra dhe shpirti im,

lotёt mё vёrrshuan fytyrёn time

e thash, ke frig Zotin o vetja ime.

 

 

Lotёt me orё tё tёra nuk ndaluan

gjokёsin tim tё njollosur e pastruan,

thyen dyert e dryshkura nga lakmia e dunjas

liruan nurin qё shpirtit me butёsi ti flas.

 

O Zot mё falё,O Zotё mё falё,O Zotё mё falё

me sy tё pёrlotur prej zemrёs po dalin kto fjalё,

tё faleminderit qё s’ma more shpirtin nё rrugё tё devijuar

tё faleminderit qё sotё ma dhe mundёsin pёr tu penduar.

 

O Zot mё falё,me shpirt tё ndriçuar po tё flas

edhe pse isha mosmirnjohёs e faleminderues,

Ti pёrsёri mё hape dyert e shpresёs

duke mё udhёzuar nё rrugёn e sё vёrtetёs.

 

O Zotё po tё betohem se s’do jem mё afaristё koprac

por nё dyert e nevojtarёve çdoherё dotё trokas,

pёr nё bamirёsi me vrap dotё shpejtojё

vetёm qё mёshirёn dhe kёnaqёsin Tёnde ta fitoj.

 

                                                        Shkruar nga : Xhemshit Jusufi

TË NGJAJSHME