Rtv Pendimi

Me këto produkte kundër ftohjes e gripit

Cfarë duhet të hani dhe të pini kur jeni ftohur apo jeni prekur nga gripi? Përveç limonit tashmë të njohur mirë, mund të ndihmojnë edhe disa ushqime të publikuara jo aq gjerësisht.

– Çaj apo limonadë e nxehtë: Është e njohur se çaji ndihmon kur kemi të bëjmë me dhimbje të fytit dhe për të parandaluar inflamacionet. Është shumë i dobishëm çaji i gjelbër për pothuajse çdo situatë, pasi është i pasur me antioksidantë dhe pikërisht këta të fundit i sigurojnë mbështetje trupit për të luftuar infeksionin. Gjithashtu, mund të ndihmojë edhe limonada e ngrohtë. Frutat agrume përmbajnë shumë vitaminë C, por fshehtësia është te ndikimi i tyre në shërim të shpejtë. Prandaj, shtresa e butë në portokall, limon apo grejpfrut përmban flavonoide që forcojnë sistemin imunitar dhe ndikojnë në shërim sa më të shpejtë, transmeton “Zëri.info”.

– Supë pule: Supa e pulës është konsideruar tradicionalisht si një ilaç, veçanërisht në periudha të ftohta. Supa e pulës jo vetëm që është e ngrohtë dhe ushqim kalorik, por shkencëtarët pohojnë se ka prova se supa ndihmon për të reduktuar aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut. Pikërisht këto qeliza janë përgjegjës për probleme të frymëmarrjes që shpesh ndodhin gjatë ftohjes./(Zëri)

TË NGJAJSHME