Pyetjet lidhur me Islamin dhe Muslimanët, të cilat bëhen në Google janë përditësuar, për shkak të kërkesave për të shtypur disinformimin nga grupet e urrejtjes.
Megjithatë, aktivistët që kanë punuar për të sjellë këto ndryshime thonë se ka mbëtur ende shumë punë.
Në të kaluarën, përdoruesit në Google që kërkonin informacion rreth fesë ose pasuesve të saj, furnizoheshin me informacione që jepnin informata propaganduese dhe të pasakta.
Por kjo ka ndryshuar kohët e fundit.
Rezultatet në Google për kërkimet e termave të tilla si “xhihadi”, “sheriati” dhe “taqiyya” tani kanëë shpjegime të koncepteve islame. Taqiyya (rrethanat nën të cilat një musliman mund të fshehë besimin për shkak të persekutimit) është termi i vetëm që shfaqet në një faqe diskutabile e që nuk ofron informacione të sakta.
Njerëzit që duan informacione i marrin ato nga një sërë burimesh si televizioni, radioja, dhe interneti – e kjo e fundit pa dyshim luan një rol të madh në nxitjen e urrejtjes.