Rtv Pendimi

Më pritë o Baba…

Té shkruaj o baba nga brendésia e nénés qé mé mban,
Tani mé jané krijuar té gjitha pjesét e mia.
A e din qé m`u kané krijuar duart ?
Me ata gishta té vegjel do ta pérqafoj fytyrén ténde.
Mé éshté krijuar edhe goja,
Me até gojé do ta puth ballin ténd sa her t`ma dojé qefi.
Ndoshta balli yt babi do té jeté edhe pérplot djers e lodhje,
Por babi ta kesh parasysh qé djersa do té jeté prej punés sé ndershme.
E zemra e shpirti mé jané krijuar nga dashuria jote babi.
Babi im ti mé ke pritur 30 vite.
Uné e di.
Ty té ka qajtur edhe prehri pér mua.
Qastin kur e more lajmin qé uné do té vi né jeté se harroj kurr o baba.
Sepse ata lot e tu qé i derdhe ata mé lagén edhe mua brenda.
Ata lot ma ujitén edhe shpirtin me dashuri.
Duro babi edhe pak.Vetém edhe pak.
Paramendo babush 4 gishta té vegjél qé i kam ngrit e qé ti nuk m`i sheh.
Edhe 4 jave babi im.
Kurr mé prehri yt nuk do té jeté i zbrazur.
Kurr mé dhoma jote nuk do té jeté vetém me rrobat e tua.
Kurr mé shétitjet tua nuk do té jené vetém.
Dua té ma mbash dorén kudo qé shkojmé.
E babi ndoshta edhe po té akuzojné pse mé prêt me duar hapur.
Por mos ke dert babush.
Askush nuk ka qené né lekurén ténde kur ti jetove pa mua.
Askush nuk e diti sa té ka qaré shpirti duke jetuar vet.
Askush nuk e diti sa déshiroje edhe ti t`u quaje nga dikush `Baba`.
Eh tash babi im.Duro edhe pak.
E béhu gati té mé pérgatitesh késhillat e mésimet e tua,
Ti duhesh té mé mésosh té jem né rrugén e Allahut.
Uné do té jem fémiu yt pérgjithmoné.
Gjaku yt,,,,,edhe
`Fruti i njé dashurie aq té madhe dhe té sinqerté `
Mirupafshim baba,,,,,edhe PAK,,,,, !!!

Shkruar nga Suzana Fazliu

TË NGJAJSHME