Rtv Pendimi

Me vjen në mendje se po vdes dhe disa ditë jam kështu, një këshillë nga hoxha ?

Selam Alejkum jam 27 vjeqare jam e martuar dhe kam dy fmijë por e kam një problem,  më vjen mendimi që kam me vdek dhe jam e sigurt 100% që pas pak ore do të vdes qaq shumë që e mendoj këtë ja nis mem dhimt kryt dhe gjyksi më shtrëngon si kur të doj dishka prej gjyksit mem dal më vjen nxet shumë, vanon shumë kohë deri sa të më kalojnë kaniher me dit jam ashtu nuk e di qysh mu liru prej saj kam shumë frik me vdek se di a mujta mirë me shpjegu nëse ka mundësi një kshillë me ma dhanë. Faliminderit shumë ju përshëndes.

Alejkumselam motër e nderuar. Çështja e parë që besimtari duhet ta dijë është se çdo krijesë do të vdesë dhe nuk do të mbetet përgjithmonë. Kanë vdekur ata që kanë qenë para nesh, do të vdesim edhe ne, dhe do të vdesin edhe ata që.do të vijnë pas neve. Pra vdekja është tradita e Allahut në tokë dhe kjo nuk mund të ndryshohet apo të zëvendësohet. Këtë çdo besimtar e di dhe për këtë shkak përgatitet për vdekjen e tij dhe për takimin e tij me Allahun. Kjo është brenda e tij dhe jo fakti që një ditë do të vdes. Pra ne mundohemi ti përmirësojmë raportet e tona me Allahun, ta falim namazin, të japim zeqatin dhe ti kryejmë obligimet e tjera fetare. Prandaj mos e lejo veten të frikësojë një gjë që do ta përjetojmë të gjithë por brenga jote le të jetë raporti yt me Allahun. Ajo që e ndjen mundet me qenë cytje e shejtanit që të frikësojë dhe të demoralizojë. Ti mos ja jep atë luks përkundrazi mundohu që të bëhesh sa më e mirë në raport me Allahun. Namazin mos e le dhe po ashtu dhikrin shpeshtoje, kërko flaje prej Allahut.për gjynahet dhe shpeshtoje istigfarin. Dëgjo Kuran sa më shumë dhe lexo në di të lexosh më gjuhën arabe. Vetëdijësohu fetarisht dhe lexo libra më shumë mësoje fenë tënde dhe kuptoji kurthat e shejtanit që ia bën njeriut. Kisha pëlqyer që të bësh rukje ose të.dëgjosh rukje që ndoshta mos keni ndonjë mësysh apo të ngjashme me të. Mbështetju Allahut në ëdl kohë dhe çdo gjendje sepse nuk ka mbështetje më të mirë se mbështetja në Allahun. Angazhoje veten me vepra të mira dhe me angazhime të.përditshmërisë dhe largoje mendjen nga mendimet e ndryshme që të dëmtojnë. Mos i harro lutjet sepse lutja është arma më e fortë e besimtarit. Allahu ua largoftë frikën dhe ja u lehtësoftë gjendjen.

Hoxhë Irfan Jahiu

TË NGJAJSHME