Rtv Pendimi

Më zgjat dorën

Më zgjat dorën, ti oj motër,
më shtrëngo mos te ndahemi dot.
Të bashkuar të jemi gjithëmonë,
njëra-tjetrës t’i ndihmojmë.
 
 
Më zgjat dorën,unë të lutem
ty oj motër,që Zotit ia ke frikën.
Të kem pranë,këte dëshiroj,
të më këshillosh,kur unë gaboj.
 
 
Dhe së bashku, unë dhe ti
dhe të tjerët që janë në largësi,
me përulje,frikë dhe respekt,
Allahut t’i bëjmë sexhde dhe ibadet.
 
Për krijuesin të punojmë,
që gjithëmonë Atë t’a gëzojmë.
Të bashkuara të jemi së bashku,
këte nga Zoti unë kërkoj.
 
 
Më zgjat dorën,ore vëlla,
mos lejo të ndahemi dot.
Te bashkuar ne te jemi,
mos të ndahem për jetë e mot
 
 
Të bashkuar me njeri-tjetrin
Te kalojm jeten n’këtë dynja
Duke madhëruar të madhin Allah
dhe të duhemi,fisebililah.
 
 
Në këte botë,askush përgjithëmonë,nuk mbetet
kalimtarë jemi, në këtë jetë.
Unë dua të ju kem pranë,
si në këtë botë dhe në Ahiret “xhenet”.
 
 
Dhe të gjithë ne së bashku,
duart nga qielli t’i ngritim.
Të falëmnderojmë krijuesin tonë
për të gjitha që na i ka dhënë.
 
Dhe të lutemi me shumë sinqeritet
që të bashkuar ne të jemi.
Sado larg njëri-tjetrit që jemi,
kurr mos të ndahemi në këtë jetë.
 
 
E lus Zotin e gjithësisë
që të shpërndajmë paqe dhe mëshirë.
Të ndihmojmë këtë njerëzi,
në rrugë të drejtë të jetë gjithënjë.
 
 
Të madhin Zot e lus çdo natë,
mos të ndahemi asnjëherë.
Njëri-tjetrit t’i ndihmojmë
dhe për Allah të duhemi gjithëmonë…

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH