E dashura Medine të kam thellë
në zemrën time, ah sa shumë që u rrite
at Muhamed Mustafanë kur e prite.
Kur të vetët e torturuan e nga shtëpia e dëbuan, sa shumë zemrën e zgjerove
atë Muhamed Mustafan kur e pranove
kurrë prej dore s’e lëshove.
Meka është vendlindja e hazreti Muhamedit,
në skaj të Qabes guri i Xhennetit.
Dikur Qaben e lëshove e pas një kohe
të gjithë njerëzit i bashkove,
me të mira i përgëzove, dashurinë ua dhurove, të gjitha vuajtjet i harrove,
fale vuajtjet kur munde me u hakmarrë
fjala jote melhem për varrë.
Por Medinen se harrojmë kurrë,
aty është vari plot me nur,
aty është drita që nuk shuhet kurrë.
Meken dhe Medinen askush nuk i harron
e gjithë bota i viziton.