Rtv Pendimi
Lajme

Mendimet i kanë pro dhe kontra, por minareja e xhamisë i bën bashkë

Ka kohë që kanë qenë në “luftë” me njëri tjetrin, por sot gëzojnë respekt të ndërsjellë.

Lukas Reiman, politikan (SVP) nga qyteti Wil i Zvicrës, iniciator i rreptë i ndalimit të minares, dhe Bekim Alimi, imami xhamisë në Wil, kundërshtari i Reimanit janë bërë bashkë në një takim të rastësishëm, raporton RTV Pendimi.
Dy personazhet kryesorë, tashmë të njohur në Zvicër që e luftuan njëri-tjetrin politikisht, janë takuar në ambientet e xhamisë në Wil, për të diskutuar rreth projektit të xhamisë.

Bëhet e ditur se Reimann e kishte luftuar ndërtimin e minares në këtë xhami, por jo objektin (xhaminë), ai shprehet se është i lumtur që muslimanët e Zvicrës tashmë e kanë një vend të bukur ku mund t’i kryejnë ritet fetare.
Në hyrje, imami i xhamisë, Alimi, e përshendet gazetarin i cili shkoi për të intervistuar atë, por habitet me prezencën e Reimann (lexo: kundërshtuesit të minares) në xhami, shkruan RTV Pendimi.

Me këtë rast, Alimi i thotë Reimanit, “ndonëse ke premtuar se nuk do të hysh kurrë në xhami, ne të urojmë mirëseardhje.”

Por habia qëndroi tek përgjigjia e Reiman, drejtuar Bekim Alimit.
“Minareja nuk është kusht për praktikimin e fesë, kurse xhamia po, prandaj ne nuk e kemi luftuar xhaminë,” thotë Reiman.

Në fund Alimi ia bërë të qartë se temat e tilla ende janë aktuale në Zvicër dhe e tërë që është bërë në ndalim me ligje, ka qenë ndalim i një cope ndërtese vertikale (minares) dhe asgjë më shumë, që sipas tij, ky ndalim ligjor nuk ka zgjidhur asnjë problem social.

Në fund të takimit, imami i xhamisë së Wilit, Bekim Alimi, së bashku me politikanin Lukas Reiman dhe me shumë të pranishëm në objektet e xhamisë, kanë shijuar kafet duke diskutuar për projektin e xhamisë së Wilit./ RTV Pendimi

Të ngjajshme

Erdogani tregon se kur do të përfundojë ndërtimi i 500 banesave në Shqipëri

Urim Isma

Kavajë/Pas tërmetit Dr. Shefqet Krasniqi viziton Kavajën, takohet nga Kryebashkiaku Krali

Kushtrim Guraj

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma