MENDO PËR TË TASHMEN, PARA SE TË BËHET E DJESHME

Pse nuk i njohim begatitë, vetëm se atëherë kur i humbim?!

Pse plaku qan për rininë tij dhe nuk qesh i riu për fëmijërinë e tij?!

Pse nuk e vërejmë lumturinë, vetëm se atëherë kur largohet nga ne?!

Dhe nuk e shohim veten sa jemi të fundosur në errësirën e së kaluarës, ose të mbuluar në mjegullat e së ardhmes.

Secili qan për të kaluarën e tij dhe mërzitet për të.

Pse nuk mendojmë për të tashmen, para se të bëhet ajo e djeshme?!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU