Mëngjes me shumë proteina në një pjatë të vetme

Mëngjes me shumë proteina në një pjatë të vetme

Qulli i tërshërës është një prej super ushqimeve, super energjike dhe super të shpejta, që rekomandohet të jetë pjesë e rutinës suaj të çdo mëngjesi.

I’u duhen vetëm disa përbërës të thjeshtë për të përgatitur një vakt të tillë.

Përbërësit:

– 50 gramë miell tërshëre;
– 120 ml ujë;
– 120 ml qumësht;
– 1 mollë të madhe;
– 1 lugë çaji gjalpë;
– 1 lugë çaji sheqer kafe;
– 1 lugë çaji kanellë;
– një grusht arra.

Përgatitja:

1. Lani mollën dhe pritni në përafërsisht në copë të njëjtat.

2. Shkrini gjalpin në një tenxhere dhe kaurdisni mollën në të.

3. Shtoni sheqer dhe kanellë dhe gatuajini të gjitha së bashku për disa minuta derisa copat e mollës të zbuten dhe të fillojnë të karamelizohen.

4. Zieni miellin e tërshërës në mënyrën e zakonshme me sasi të barabarta uji dhe qumështi dhe shërbejeni me mollë të karamelizuara dhe copëza arrash.

 

Edhe një këshillë: Nëse dëshironi ta pasuroni shijen e qullit të tërshërës me shijen e byrekut me mollë, në gjellë mund të shtoni edhe pak arra muskati, ekstrakt vaniljeje dhe xhenxhefil të bluar.