Mëngjes me speca dhe vezë

Përbërësit:

▪ 1-2 speca të mëdhenj
▪ 2 kokrra vezë
▪ 3 lugë gjelle vaj ulliri
▪ Kripë ▪ Piper ▪ Kopër

Përgatitja:

Hedhim në tigan pak vaj (ose gjalpë).

Presim specat në rrathë të mëdhenj me trashësi 1 cm.

Vendosim në tigan copat e specit dhe në hapësirat e tyre bosh thyejmë nga një kokërr vezë.

I hedhim kripë dhe i servirim në pjatancë duke i shoqëruar me domate, djathë dhe pak kopër./telegrafi