Mëngjesin e Fitër Bajramit, hajdutët vodhën arkën e një xhamie në Vushtrri

Besimtarët myslimanë dje më 13 maj, festuan Festën e Fitër Bajramit. Megjithatë, pati prej tyre që këtë ditë e nisën duke vjedhur, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë treguar se dje rreth orës 06:54, disa persona të panjohur kanë shkuar për të vjedhur në një xhami në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Sinjali ka mësuar se mirëmbajtësi i xhamisë, ka njoftuar se këta hajdutë kanë depërtuar në brendi të xhamisë me forcë dhe kanë vjedhur arkën që kishte 300 euro.