Në fund doli se civilizimi Perëndimorë ka kryer nevojën në mënyrë të gabuar për gjenerata me radhë.
Bazuar në shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit, Klinika e dyshemesë së Pelvikut, ne do duhej të qëndronim galiç, dhe jo të ulemi (e cila edhe është shumë e kuptueshme nëse përkujton se çfarë tradite kanë pasur të parët tanë sa i përket adeteve të nevojtores).
Qëndrimi galiç relakson muskujt në mënyrën e duhur për të mundësuar një lëvizje optimale pingul të përmbajtjes së zorrës dhe potencialisht mundë të luftojë disa sëmundje shumë të rrezikshme si Koliti dhe Kanceri i Kolonit (zorrës së trashë).
Në foto janë paraqitur në mënyrë skematike mënyrat e kryerjes së nevojës dhe ndikimi në muskujt e pelvikut:
1. Qëndrimi në tualet standard është një qëndrim jo natyral gjatë kryerjes së nevojës që shkakton tendosje dhe sforcim.
Në këtë pozitë për të mundësuar një kontinuitet të daljes së nevojës muskuli pubo-rektal e shtrëngon rektumin (pjesën përfundimtare të zorrës së trashë).
2. Qëndrimi natyral galiç, pelviku është i relaksuar.
Qëndrimi galiç e relakson muskulin pubo-rektal dhe e drejton rektumin duke e lehtësuar daljen e përmbajtjes së zorrës, duke e ulur sasinë e sforcimit që duhet dhënë gjatë kryerjes së nevojës dhe duke e ulur presionin intraabdominal.
3. Qëndrimi ulur në tualet standard, por me modifikim në mënyrë që të arrihet efekti i qëndrimit galiç. Modifikim i shëndetshëm i kryerjes së nevojës në tualet standard duke vendosur këmbët në një ulëse si zgjidhje në rastet ku nuk kanë tualet tradicional.
Përktheu dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak, Preshevë.