Rtv Pendimi

MERCEDES-MAYBACH PULLMAN EDHE ZYRTARISHT

Tash e një kohë të gjatë dihet se Mercedes po përgatit variantin e ri luksoz Pullman të S klasës.

Me këtë automjet Mercedes ka ndër mend t’u konkurrojë modeleve të Rolls-Royce.

 

Tani më nuk ka fshehtësi dhe kanë arritur edhe fotot e detajet e Mercedes-Maybach Pullman premiera e të cilit do të mbahet në muajin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë.

Sa u përket dimensioneve, Mercedes-Maybach Pullman do të jetë i gjatë 6499 mm, distanca ndër boshtore do të jetë 4418 mm, transmeton Koha, e i ka tri radhë ulësesh (prapa janë katër karrige, ndarë me xham nga karriget e para), lëkurën më cilësore Burmester dhe sistemin 3D Sound Surround.

 

Motori është 6.0-litërsh V12 Twin-Turbo me 530 kuaj fuqi.

Mercedes-Maybach Pullmana kushton rreth 500 mijë euro ose 567 mijë dollarë e në ofertë do të jetë edhe versioni i blinduar i cili do të kushtojë rreth një milion dollarë.

 

Porositë për Mercedes-Maybach Pullman për blerësit e parë do të dërgohen në fillim të vitit 2016.

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH