Grupi Daimler ka prezantuar rivalin e BMW X4 duke e sjell konceptin Mercedes-Benz GLC Coupe në panairin Auto Shanghai 2015.
Edhe pse u prezantua si koncept, kompania e njohur gjermane thotë se GLC “është afër prodhimit”.
Zëvendësuesi i gjeneratës GLK pritet të vijë në vitin 2016.
“Vëllai” i GLE Coupes vjen me motor bi-turbo V6 3.0 litër me 367 kuajfuqi. Ky motor pritet të jetë pjesë e modelit AMG Sport, ndërsa modeli AMG GLC 63 Coupe besohet se do të jetë vetura më e fuqishme e konceptit të ri.
Analistët e makinave presin sukses të makinës falë ngjyrës së veçantë, dritave dhe pasqyrave sportive.