Merkel liderja e preferuar e kosovarëve, Erdogan i dyti

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka dalur me një studim të ri lidhur me preferencat e qytetarëve të Kosovës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, del të jetë liderja më e preferuar e kosovarëve me 66%, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, radhitet i dyti me 14% dhe vendin e tretë e zë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me 9%, njofton Klan Kosova

Pjesë e anketës ishin edhe serbët që jetojnë në Kosovë ku lideri i preferuar i tyre ishte Vladimir Putin me 74%.

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës cilësohen si partneri kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare sipas anketuesve.