Rtv Pendimi
Samet Tours
Vip Well
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Merkel: Samiti për Sirinë mund të mbahet në tetor

Muslim Shop

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës planifikojnë të mblidhen muajin e ardhshëm për një samit katër palësh mbi Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur pas takimit me presidentin Erdoğan në Berlin, kancelarja Merkel paralajmëroi se gjendja në qytetin Idlib të Sirisë mbetet e brishtë.

“Ne jemi në favor të një takimi katër palësh”, tha Merkel, duke shtuar se udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës synojnë mbajtjen e këtij takimi në muajin tetor.

Një marrëveshje midis Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator, shmangu një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë të regjimit sirian në Idlib, qytet që është bastion i fundit i forcave të opozitës.

Si Turqia ashtu edhe Gjermania paralajmëruan kundër ofensivë të tillë ushtarake në provincën e cila është shtëpi e rreth 3.5 milionë civilëve.

Merkel vlerësoi përpjekjet e Turqisë për miliona refugjatë sirianë që ikën nga lufta civile në Sirinë fqinje dhe u strehuan në Turqi.

“Ne gjithashtu kemi diskutuar marrëveshjen BE-Turqi. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj premtimeve tona”, theksoi Merkel.

Kancelarja gjermane tha se ajo dhe presidenti Erdoğan do të vazhdojnë bisedimet e tyre mbi Sirinë dhe krizën e refugjatëve në një mëngjes pune ditën e nesërme.

Presidenti Erdoğan qëndron për një vizitë 3-ditore në Gjermani për të përmirësuar lidhjet politike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Të ngjajshme

Shqipëria dhe Kosova përshëndesin miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Kushtrim Guraj

Britania apelon për përmbajtje në dhunën e shtuar të Mianmarit

Kushtrim Guraj

Bashkësia Islame e Austrisë kritikon mbylljen e 7 xhamive nga ana e qeverisë

Kushtrim Guraj

Mukabele, tradita Osmane që përjetohet me shekuj në Shkup

Kushtrim Guraj

BIK: Fitër Bajrami të premtën, ja kur falet Namazi

Kushtrim Guraj

Naim Tërnava rizgjedhet kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës

Kushtrim Guraj

Dy fëmijë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

Kushtrim Guraj

“Njerëzit pothuajse notonin brenda dheut”

Kushtrim Guraj

Siri, 391 civilë të vrarë muajin e kaluar

Kushtrim Guraj