Mësoje nga malet qëndrueshmërinë mbi vlerat dhe moralin.
Mësoje nga deti thjeshtësinë karshi atij që është më i dobët.
Mësoje nga dita qartësinë dhe çiltërsinë.
Mësoje nga nata qetësinë dhe rehatinë.
Mësoje nga lulet bukurinë e shpirtit.
Mësoje nga kozmosi precizitetin dhe përsosurinë.
I lartësuar është Allahu që na e përsosi këtë kozmos dhe na nxiti të meditojmë, që ta mësojmë madhështinë e Tij.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU