Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Mes lotësh e rënkimesh, u varrosen 5 anëtarët e familjes Sadikaj nga Sopija e Suharekës (Video )

Muslim Shop

Të martën pasdite, me nderime qytetare, janë varrosur 5 anëtarët e familjes Sadikaj nga Sopijë e Suharekës, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni ditën e diel. Në fshatin Sopijë të Suharekës është bërë varrimi i pesë anëtarëve të familjes Sadikaj të cilët humben jetën tragjikisht të dielën.

Ata mbetën të vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm në rrugën magjistrale Suharekë-Duhël, përkatësisht në vendin e quajtur “Biraçë”. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë jo vetëm nga Suhareka, të cilët i kanë dhënë lamtumiren e fundit viktimave të këtij aksidenti. Përfaqësuesi i fshatit Sopijë, Avdyl Shabani, tha se sot me pikëllim të thellë po ndahemi nga anëtarët e familjes Sadikaj, të cilët humben jetën tragjikisht, pasi kishin ardhur nga Zvicra për pushime në vendlindje.

Ndërkaq, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se në këtë ditë të rëndë dhe të zezë jo vetëm për komunën tonë, duhet të gjejmë forcë dhe të përçojmë mesazh tek diaspora por edhe tek të gjithë bashkëkombësit tanë, që të kenë kujdes gjatë lëvizjes me vetura, që mos të na përsëriten tragjedi të këtilla.

Viktimat e këtij aksidenti të cilët sot u varrosen mes lotësh dhe dhimbjesh janë: Jeton Sadikaj, i cili në momentin kritik ishte ngasës i veturës, nëna e tij Hidajetja, bashkëshortja Albesa, dhe dy fëmijët, Erjoni dhe Eliesa./tvprizreni.com/

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj