Rtv Pendimi

Mesazhi i Dr. Aid El Karnit dërguar Mandelas

Thirrësi Islam i njohur, Saudiani Aid El Karni ka bërë të ditur se i ka dërguar para një kohe të gjatë një mesazh thirrës kryetarit të Afrikës Jugore, Nilson Mandela të cilin e kishte ftuar që ta pranoj Islamin, duke i sçaruar atij se një gjë e tillë do ti dhuronte krenarinë e dunjasë dhe te ahiretit, dhe si dhuratë i kishte dërguar një kopje të librit të tij të njohur “Mos u trishto”.

Dr. Aid El Karni, në profilin e tij në Twiter ka vendosur linkun e një komenti të vjetër i cili kishte barte përmbajtjen e kësaj letre të dërguar Mandelës, dhe në të cilën thuhej:

“Përshëndetje të sinqerta i madhi President: Unë jam njëri nga miljonat e njerëzve në lindje të tokës dhe në përëndim të saj, i cili ka njohur përpjekjet tua, dhe është mahnitur nga qëndrueshmëria yte, i cili është mahnitur me sakrificen tënde në rrugën e parimeve tua, si dhe qëllimin për lirinë tënde dhe të popullit tënd, deri sa u zëvendësove në një ylle në lartesitë e lirisë, lider botëror në shkollën e të luftuarit si dhe një paraqitje gjeniale në kushtetuten e të drejtave të njeriut”.

El Karni, në mesazhin e tij vazhdon dhe thotë: “I madhi President! Vërtete Islami-fe e vërtetë e Allahut- është fe e Madhe, i donë të medhenjtë, rrespekton shpikësit, përshendet të ndershmit dhe ti je njëri prej tyre. Është fe e barazisë, ka barazuar në mes të Omerit Arab, Bilalit Abesian, Selmanit Persian si dhe Suhejbit Romak, është fe që refuzon padrejtësinë, ndalon robërinë si dhe bënë të pavlefshme dallimet në ngjyrë, gjini si dhe gjuhë”.

Ai shtonë: “I madhi President! Vërtet ti ke arritur një ngritje në këtë botë, ke arritur nderin botërore, ke fituar medaljen e sacrificës, ke veshur kurorën e lirisë, andaj shtoi këtyre gjërave, bindjen ndaj Allahut dhe besimin në Të, si dhe pasimin e të Dërguarit të Tij, dhe kjo nuk do të ishte e mundur vetëm se me Islam, andaj prano Islamin do të shpëtosh, prano Islamin do të arrish krenarinë e dunjasë dhe të ahiretit, si dhe fitoren në të parën dhe në të dytën, dhe shpetimin nga denimi i Allahut. I madhi president! Bëhu musliman që të arrish përshendetjen e tokës dhe të qiellit, të përshëndesin ty një miljard e dyqind miljon musliman, dhe të hapen për ty dyert e Xhenetit.

Mesazhin në të cilin nuk shkruhej data e saktë e dërgimit të saj apo nëse i është kthyer përgjigjje Dr. El Karni e përfundoi me këto fjalë:

“Sa herë që kam takuar në shtetet Islame dietarë, liderë, poet, apo sundimtarë të gjithë kanë thënë: Sikur të ishte Mandela musliman! Andaj të lus dhe shpresoj nga ti që ta bëshe të njohur fjalën më të fortë dhe të përhershme “La Ilahe Ila Allah, Muhameden resuluAllah”(dëshminë se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguar i Tij).

E lus Allahun e Madhërishëm, Zotin e Arshit të ndershëm, që ta hapë gjoksin tënd -I nderuari kryetar- që ta pranosh Islamin.

Pranoni përshëndetjet e muslimanëve burra dhe gra, të vjetër e fëmij, në çdo cep të botës, gjithashtu pranoni përshëndetjet e mia”.

Përktheu: Ramil Sherifi

 

 

 

TË NGJAJSHME