Rtv Pendimi

Mësime nga rrëfimi për Jusufin a.s

 

Jusufin (a.s) e hodhën në gropë dhe frika ishte se aty do të vdiste.
Pastaj u shit si skllav dhe pritej që jetën ta kalonte si i tillë.
Më në fund u burgos me akuzë të rrejshme për ngacmim të gruas së ministrit që ishte shumë i pushtetshëm dhe, si rrjedhojë, në burg ta kalonte jetën.
Por, çfarë ndodhi?
U nxor nga gropa që të kalojë nga shkretëtira në civilizim.
U shit si skllav që të vendoset në pallatin e ministrit.
Ndërsa futja e tij në burg ishte faza e fundit për tu bërë çfarë u bë në Egjipt. Kush do ta bënte mend që komentimi i ëndrrave të bëhej shkas që për Jusufin (a.s) të përfundojnë vuajtjet?!
“Vërtetë, Zoti im është hollësisht i informuar për atë që do por shumica e njerëzve nuk e dinë.”

(Mësime nga rrëfimi për Jusufin a.s)

Hoxhë Ekrem Avdi

TË NGJAJSHME