Ju duhen:
1 kg miell i bere petë te pjekura ose 2 pako pete te pjekura te gatshme dhe 1 pulë (1,5 kg) ose 1kg mish por jo pa dhjam fare,
4-5 vezë ,
100gr gjalp i shkrirë e kripë e piper i zi sipas deshires,,,
100 ml vaj per sperkatje te peteve
Përgatitja:
1. Lajme pulën dhe e ziejme në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Heqim shkumën e formuar gjatë zierjes. E leme pulën të ziej mirë derisa të mbetet me rreth 1 l lëng.
2. Pasi të jetë gati, heqim pulën nga tenxherja dhe e leme të ftohet pak. e pastrojme nga lëkura dhe kocka dhe e presim mishin copa-copa shume të vogla,ashtu sic i bejme kur gatuajme supen me copa te vogla pule.
3. Ne nje tas rrahim vezet dhe shtojme lengun dhe copat e pules por te mos jene te nxehta qe te mos na presin vezet.Shtojme dhe gjalpin e tretur me pare.
4. Rregullojme masën me pak kripë e piper.
5. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtrojme 2-3 petë, duke i lyer një nga një me vaj. Hedhim mbushjen dhe e perserisim kete veprim derisa te kene mbaruar te gjithe petet se shtruari.
6. Presim anët e petëve të sipërme që dalin jashtë tepsisë dhe e spërkatim byrekun me pak gjalpë dhe pak ujë. Piqet në furrë me zjarr mesatar .
(Receta e derguar nga Greda)
Marrë nga :
https://www.facebook.com/KuzhinaImeal?fref=ts