Së shpejti do të lansohet telefoni i palosshëm më i fuqishëm në botë.
Në bazë të një posteri, telefoni i palosshëm Samsung W2018 do të lansohet në Kinë dhe do të jetë në dispozicion për blerje duke filluar nga 1 dhjetori, transmeton Koha.net.
Samsung W2018 do të jetë telefoni i palosshëm më i fuqishëm i bërë ndonjëherë, ai pritet të vijë me ekran 4.2-inç Full HD, procesor Snapdragon 835, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 2,300 mAh.