Internet Explorer dikur ishte një portal shumë i vizituar që kishte formësuar mënyrën se si njerëzit hynin në internet. Por ajo kohë ka kaluar moti, dhe tani shumica e njerëzve e “urrejnë” Internet Explorer, pas disa viteve të performancës së dobët.
Në ndërkohë, bizneset rivale si Firefox dhe Chrome kanë filluar të merren me kërkesat e përdoruesve, dhe për këtë janë bërë shumë më të famshëm sesa Internet Explorer e Microsoft.
Mirëpo kjo nuk do të thotë se Internet Explorer nuk është i famshëm si shfletues i internetit. Por gjërat pritet të ndryshojnë së shpejti, edhe në këtë drejtim.
Për ta parandaluar këtë trend, Microsoft ka vendosur që ta shuajë shfletuesin e saj – Internet Explorer.
Projekti i ri i Microsoft për shfletimin e uebit i quajtur Project Spartan pritet të jetë zëvendësuesi i Internet Explorer.
“Ne tani jemi duke bërë hulumtim se si do të jetë emri ose marka e re e shfletuesit tonë e cila do të bazohet në Windows 10,” tha shefi i marketingut në Microsoft, Chris Capossela, gjatë një prezantimi të bërë dje. (Telegrafi)