Microsoft e ka konfirmuar se Windows 10 do të jetë në dispozicion si një përditësim falas për vitin e parë pas lansimit.
Përdoruesit e Windows 7, 8 dhe 8,1 nuk do të ngarkohem me pagesë për shkarkimin e sistemit të ri operativ gjatë 12 muajve të parë.
“Për vitin e parë pas debutimit të Windows 10, ne do të mundësojmë atë të jetë në dispozicion për përdoruesit si shkarkim pa pagesë ” tha shefi i sistemit operativ të Microsoft, Terry Myerson.
Windows 10 është një multi platformë që është e dizajnuar të ofrojë përvojë të pa-penguar për qasje nga kompjuterët personal, telefonat mobil dhe konsolat e lojërave.