Microsoft lajmëron lansimin e kompjuterëve të ri

Microsoft sapo njoftoi se do të zhvilloj një ngjarje lansimi për kompjuterët e rinj Surface në New York City më 2 tetor.

Ndoshta mund të presim për përditësime në tabletët dhe laptopët Surface Pro të kompanisë së bashku me laptopin e fuqishëm Surface Book 2.

Kompania gjithashtu mund të debutojë një pajisje Surface të re – këto ngjarje të lansimeve në tetor janë zakonisht vendi ku Microsoft bën këto lloj të zbulimeve të mëdha.

Ajo që nuk mund të presim, është telefoni inteligjent i palosshëm, i koduar me emrin Andromeda, që sipas Business Insider, nuk do të debutojë në këtë eveniment.

Diçka tjetër që ka të ngjarë të jetë në rendin e ditës në ngjarjen e Microsoft: Zbulimi zyrtar i përditësimit të tetorit 2018 në Windows 10, i cili do të sjellë një numër karakteristikash të reja në sistemin operativ.

Kjo është e njëjta javë që Google do të zbulojë telefonin e saj të gjeneratës së ardhshme Pixel 3, duke krijuar kështu një situatë për betejë marketingu midis dy kompanive më të mëdha të teknologjisë.