Microsoft Lumia 430 Dual SIM kushton vetëm 70 dollarë

Dje gjatë ditës, Microsoft paralajmëroi ardhjen e e një modeli të ri dhe të lirë të telefonit Lumia, ndërsa pajisja tani është zyrtarizuar me emrin Microsoft Lumia 430 Dual SIM.

Microsoft Lumia 430 Dual SIM është modeli më i lirë i telefonit deri më sot që bazohet në Windows Phone, pasi që e njëjta do të shitet për 70 dollarë, dhe ky çmim vlen edhe pa kontratë me operatorët mobil.

Modeli i ri i telefonit, Lumia 430 Dual SIM vjen me Windows Phone 8.1 dhe përditësimin Lumia Denim, ekranin në 4 inç me ËVGA dhe rezolucionin 800 x 480 piksel në 235 PPI.

Karakteristikat tjera të telefonit Microsoft Lumia 430 Dual SIM përfshijnë edhe procesorin dual core Qualcomm Snapdragon 200 në 1.2GHz, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Më tej, Lumia 430 sjell edhe portin për microSD për zgjerim të hapësirës deri në 128GB, si dhe 30GB falas përmes Microsoft OneDrive.

Microsoft Lumia 430 Dual SIM do të debutojë në treg gjatë muajit prill, dhe fillimisht do të ofrohet në tregjet në zhvillim dhe vendet e Evropës Lindore. (Telegrafi)