Rtv Pendimi

Microsoft Nokia 105 kushton vetëm 20 dollarë

Microsoft e ka prezantuar modelin e ri të telefonit të thjeshtë i cili kushton vetëm 20 dollarë, dhe i njëjti i dedikohet tregjeve në zhvillim.

Nokia 105 që ofron vetëm lidhjen me rrjetin 2G sjell ekranin me ngjyra në 1.4-inç, mund të ruajë deri në 2,000 kontakte, ofron FM radio dhe premton deri në 35 ditë aktivitet të telefonit.

Telefoni peshon vetëm 70g, ka një bateri që mund të mbushet nëpërmjet një porti për mikro-USB, si dhe ofrohet opsioni për SIM të dyfishtë. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME