Microsoft nuk heq dorë nga platforma Windows 10 Mobile

Shitja e Windows 10 Mobile ka shënuar rënie, por kompania amë Microsoft edhe më tej heshtë në mënyrë të pakuptueshme në lidhje me planet për pajisjet mobile.

Edhe pse gjithnjë e më shumë përdorues dhe zhvillues po braktisin platformën, Microsoft nuk po punon asgjë, përveç se po përsërit frazën për vazhdimin e përkushtimit ndaj platformës Windows 10 Mobile.

Microsoft nuk dëshiron të japë kurrfarë detajesh, por sipas një raporti më të ri fundi i plotë i telefonave Windows Phone do të mund të vijë brenda disa muajve, pasi kompania përgatit që të përfundojë me platformën Windows 10 Mobile kah fundi i qershorit.

Gjatë bisedave financiare me analistët, Microsoft shumë shkurtër ka folur për telefonat, duke zbuluar se pret hyrje të dobët të të dhënave nga njësia për mobil në tremujorin e ardhshëm, transmeton kp.

“Presim që të hyrat edhe më tej të bien në njësinë për mobile, si dhe të arrihen të hyra të papërfillshme”, është thënë nga Microsoft.

IDC parashikon që platforma Windows do të gjendet në vetëm 0,1 për qind të telefonave deri në vitin 2020.