23-1

Microsoft ofron 1 vit përditësime për Windows 10-ën për 30 dollarë

Regjistrimi në këtë program nuk është i hapur deri vitin e ardhshëm ndërsa i afrohemi datës së fundit të mbështetjes.

Windows 10 do të arrijë fundin e mbështetjes më 14 Tetor 2025, që i bie të jetë më pak se 1 vit nga sot. Kjo do të thotë se sistemi operativ nuk do të marrë më përditësime kritike sigurie pas asaj date.

Por kompania vendosi të prezantojë një program përditësimesh për përdoruesit e Windows 10-ës ku mund të blejnë mbështetje me përditësime edhe për një vit tjetër dhe tu kushtojë 30 dollarë.

Programi Extended Security Updates (ESU) ka qenë në zbatim për entitetet komerciale por kjo është hera e parë që ofrohet për përdorim personal. Për 30 dollarë, përdoruesit e Windows 10-ës do të marrin edhe një tjetër vit përditësime, rregullime problemesh dhe mbështetje teknike.

Regjistrimi në këtë program nuk është i hapur deri vitin e ardhshëm ndërsa i afrohemi datës së fundit të mbështetjes.

Duhet theksuar se opsioni është vetëm për 1 vit ndërsa përdoruesit komercialë të ESU mund të përfitojnë deri në 3 vite, konkretisht në 2023.