Rtv Pendimi

Microsoft prezanton fabletin Lumia 950 XL

Së bashku me Lumia 950 dhe shumë pajisje të tjera, Microsoft gjithashtu prezantoi edhe telefonin e saj të ri me ekran të madh, Microsoft Lumia 950 XL.

Microsoft Lumia 950 XL vjen me një ekran më të madh se sa Lumia 950, përkatësisht me diagonalen prej 5.7 inç në ekranin AMOLED dhe rezolucionin Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Telefoni ose më mirë thënë fableti, është mundësuar nga një procesor pak më të shpejtë, octa-core Qualcomm Snapdragon 810 dhe i njëjti gjithashtu vjen me 3GB RAM, 32GB memorie dhe kartelën microSD.

Lumia 950 XL përmban kamerën e njëjtë me 950, përpara me 1080p, ndërsa në anën e pasme telefoni ka kamerën me 20MP në PureView.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë 4G LTE, WiFi, Bluetooth dhe USB Type-C, dhe telefoni sjell baterinë me 3340 mAh, dhe gjithashtu vjen me Windows 10.

Microsoft Lumia 950 XL do të dalë në shitje muajin e ardhshëm. (Telegrafi)

TË NGJAJSHME