Sipas shkencëtarëve, konsiderohet që rreth 95 %e njerëzve në botë të vuajnë nga dhimbjet e kokës, prej tyre nga 12 deri në 19 %janë të gjinisë femërore dhe rreth 8 %e tyre janë meshkuj dhe fëmijë, e që të gjithë këta luftojnë me migrenën.
Edhe pse është sëmundje, e cila nuk rezulton me vdekje, kjo sëmundje sjell shumë dhimbje dhe telashe, por gjatë sulmit është në gjendje që ta “paralizojë” njeriun.
Sulmi i migrenës mesatarisht zgjat nga katër deri në 72 orë, shpesh përcillet me mundim, rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës, aromës dhe zhurmës.
Përndryshe sipas mjekëve konsiderohet që nga 70 deri në 95 % e personave në një moment të caktuar vuajnë nga dhimbjet e kokës, e kjo ndikon që të turbullohet mendja e shumicës prej tyre.
Shumica e pacientëve pas sulmit të migrenës nuk janë në gjendje që t’i përfundojnë aktivitetet e përditshme. Shkaqet e migrenës sipas mjekëve ende nuk dihen, por faktorët që mund të ndikojnë janë gjenet dhe çrregullimet neurologjike./mesazhi