Rtv Pendimi

Miku i kuajve, që nga vitet e fëmijërisë nuk heq dorë nga pasioni i tij

Qytetari Yavuz Yüce, 42 vjeç, që jeton në rajonin Acıgöl të qytetit Nevşehir në Turqi, për shkak të pasionit të tij për kuajt që nga vitet e fëmijërisë jeton pothuajse si një “kauboj i epokës moderne”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yüce i cili është miqësuar me kuajt, në vend që ti përdorë për mbartjen e ngarkesave ai i përdor kuajt për transport në jetën e përditshme, ku vazhdon jetën e tij duke lëvizur me kalë në supermarket, në spital dhe për çdo nevojë të përditshme që ka duke tërhequr edhe vëmendjen e personave në qendër të qytetit.

Ditën Yüce e fillon me ushqyerjen e kuajve në një stallë të cilën e ka marrë me qira pranë punës së tij në qendër të qytetit dhe më pas i lidh kuajt e quajtur “Rodio” dhe “Şimşek” para punës. Në momentet kur ai gjen kohën e lirë dhe nëse i duhet të realizojë ndonjë punë ai përdor kuajt.

Pavarësisht se banorët e qytetit janë mësuar tashmë me udhëtimin e tij me kuaj, përsëri paraqitet një pamje interesante kur ai lidh kalin në dyert e vendeve si bashki apo dyqanet që viziton.

Për gazetarin e AA-së Yüce është shprehur se kalin e konsideron si një pjesë të pandashme të jetës dhe se udhëtimi mbi kalë është një pasion që ai nuk mund të heqë dorë. Pasi ka pohuar se ka patur interes që në moshë të vogël për shëtitje me kalë, ai tha se afërsisht që prej 6 vitesh në vend të automjetit përdor kalin për transportin e përditshëm.

TË NGJAJSHME