MIKU MË I DASHUR PO PËRGATITET PËR TË SHKUAR, A E KEMI PRITUR MIRË?

Ditë pas dite, teravi pas teravie, iftar pas iftari, syfyr pas syfyri dhe erdhi koha që miku ynë më i dashur ramazani, ngadalë po përgatitet për të shkuar.

A e kemi pritur mirë?

A kemi mundur ta presim edhe më mirë?

Në këto pyetje secili person individualisht duhet të japë përgjigje. Ne e dimë se musafiri ynë më i dashur na ka sjellë hedije të ndryshme, të cilat – me vullnetin e Allahut – do të na ndihmojnë në botën tjetër, dhe sinqerisht shpresojmë se edhe ne atë e kemi pritur në shtëpitë tona ashtu si i ka hije një musafiri, përkatësisht, një muaji të tillë të shenjtë.

Për fat të keq, sot ka njerëz të cilët nuk e kanë ndjerë ëmbëlsinë e ramazanit dhe nuk pikëllohen shumë për këtë. Të tillëve ju dëshirojmë që Allahu i Plotfuqishëm t’u japë udhëzim dhe ta ndjejnë se çka do të thotë ta nderosh këtë musafir të rëndësishëm i cili me vete sjell vetëm të mira.

Transmetohet nga Sehl bin Sa’d (r.a.) se Resulullahu (savs) ka thënë:

“Vërtet, në xhenet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë. Nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga ajo derë. E, pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Të gjithë atyre që e kanë pritur dhe respektuar këtë musafir me agjërimin e tyre, me ibadete dhe vepra të mira, ne ju dëshirojmë që Allahu i Plotfuqishëm t’ua pranojë agjërimin, ibadetet dhe veprat e mira dhe të na bashkojë xhenet, si dhe të hyjmë në xhenet në derën Rejjan. Amin Ja Rabbi.

Muamer Keranoviq; http://www.novihorizonti.ba//

Përshtati: Miftar Ajdini