Miliona njerëz e kanë porositur telefonin e famshëm në Android

Miliona fansa të etur të sistemit operativ Android janë zotuar për ta blerë gjeneratën e dytë të telefonit tashmë të famshëm – OnePlus 2.

OnePlus këtë javë zbuloi pasuesin e modelit të parë dhe jashtëzakonisht të suksesshëm të OnePlus One.

Modeli i ri i telefonit të kompanisë kineze – OnePlus 2 – i cili bazohet në sistemin operativ Android, ka ekran të ndritshëm dhe kamerë të përmirësuar në cilësinë 4K.

OnePlus 2 mund të blihet për rreth 239 funta dhe i njëjti me sa duket po dëshmohet si një hit i vërtetë tek fansat e telefonave në Android.

OnePlus ka njoftuar se më shumë se 1.5 milionë kërkesa për ftesë janë bërë nga fansat dhe blerësit potencial të cilët janë zotuar ta blejnë modelin e saj të ri të telefonit të avancuar.

Dhe kjo sasi i bie të jetë për rreth 500 mijë njësi më shumë sesa OnePlus One për 14 muajt e parë pas lansimit. (Telegrafi)