Ministrat e Mbrojtjes të Turqisë dhe Kosovës takohen në Stamboll

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka takuar homologun e tij kosovar, Armend Mehaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar është takur me Mehaj në kuadër të Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që po mbahet në Stamboll.

Në takim janë trajtuar çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë bilaterale dhe rajonale.