Rtv Pendimi
Lajme

Ministri britanik: Putin është përgjegjës për sulmin në Salisbury

Ministri britanik i Sigurisë, Ben Wallace, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, është “përfundimisht përgjegjës” për sulmin me helmin nervor ndaj ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një ditë pas publikimit të emrave të dy shtetasve rusë të cilët dyshohen për sulmin ndaj Skripal në Salisbury, Wallace për “Sky News”, tha se një operacion i këtij niveli mund të miratohet ekskluzivisht nga vetë presidenti.

Peskov: Rusia nuk është e përfshirë në rastin Skripal në asnjë nivel
Hetuesit britanikë dhe ndërkombëtarë më parë kanë thënë se në sulmin e marsit në Salisbury është përdorur helmi nervor Novichok.

“Ajo që dimë është se të dyshuarit janë oficer ushtarak të inteligjencës në detyrë. Ata nuk ishin oficer të inteligjencës në pension apo ‘freelancer'”, tha Wallace.

Duke theksuar se agjencia ushtarake e inteligjencës është njëra nga dy agjencitë më të mëdha në Rusi, Wallace tha se kjo agjenci i jep llogari ministrit të Mbrojtjes, dhe se ministri i jep llogari presidentit rus, Putin.

Deklarata e Wallace është akuza e parë drejtuar Putinit nga një zyrtar britanik i rangut të lartë.

Dje, Prokuroria Britanike njoftoi se Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov janë të dyshuarit për sulmin ndaj Skripal.

Komisioneri i Policisë Metropolitane, Neil Basu, tha se të dyshuarit ka gjasa të kenë përdorur emra të koduar dhe se Petrov dhe Boshirov nuk janë identitetet e tyre të vërteta.

Ai shtoi se dyshja e dyshuar në Londër ka mbërritur dy ditë para sulmit të marsit në Salisbury, kurse për në Moskë kanë udhëtuar pak ditë pas sulmit.

Të ngjajshme

Tronditëse – Policja në Gjilan vret katër anëtarët e familjes dhe veten

Kushtrim Guraj

Delegacionet turke dhe ruse fillojnë në ditën e dytë bisedimet për Idlibin

Urim Isma

Ndahen mbi 1.15 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti, Rama falënderon duke cituar Kuranin dhe Biblën

Urim Isma

Vuçiq: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën, do të paguajmë çmimin për këtë

Urim Isma

Mbi 148 mijë vetura të paregjistruara në Kosovë sfidojnë Kartonin e Gjelbër

Urim Isma

Garda Ceremoniale e FSK-së ngriti flamurin shtetëror në oborrin e Qeverisë

Urim Isma

Sot në Bruksel mbahet konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Urim Isma

NEWBORN-i merr pamjen e re për pavarësi

Urim Isma

Thaçi thotë se në takim me liderët e BE-së kërkoi liberalizimin e vizave

Urim Isma