Rtv Pendimi
Lajme

Ministri Bushati vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndodhet për një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me ftesë të homologut të tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Bushati po ndjek punimet e Forumit Sir Bany që mbahet në EBA, një platformë e diskutimit politik që trajton çështjet dhe sfidat me të cilat përballet Lindja e Mesme dhe impakti i tyre në arkitekturën evropiane të sigurisë, thuhet në njoftimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

Gjatë punimeve të forumit, ministri Bushati zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Të dy ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik dhe financimin nga Emiratet të projekteve infrastrukturore në Shqipëri. Në këtë kuadër ministri Bushati kërkoi mbështetje për financimin e projektit për zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit dy homologët nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për konsultime politike midis Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të ngjajshme

LAJMI I FUNDIT: 214 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kushtrim Guraj

Familjet e viktimave të Srebrenicës, pas 25 vitesh do t’i varrosin të dashurit e tyre

Kushtrim Guraj

“Turqia edhe në kushte të jashtëzakonshme ka ndihmuar Kosovën”

Kushtrim Guraj

Shqipëria në pritje të përfundimit të reformës zgjedhore

Kushtrim Guraj

Në kampet e refugjatëve në Idlib po përhapet sëmundja Leishmanioza

Kushtrim Guraj

Kosovë, 4 të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19

Kushtrim Guraj

Dialogu Prishtinë-Beograd fillon më 12 korrik në Bruksel

Kushtrim Guraj

Djathi i emigrantëve shqiptarë në Turqi pret tregues gjeografik

Kushtrim Guraj

Rukiqi: Dora e shtetit ka dështuar të ofrojë përkrahjen për sektorin privat

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU