Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Türkiyes, Yaşar Güler, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, transmeton Anadolu.
Ministri Güler u takua me Sveçlën në kuadër të aktiviteteve të ditës së dytë të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, Ajrore dhe të Hapësirës (SAHA EXPO 2024).
Takimi në Qendrën e Panaireve në Istanbul u mbajt i mbyllur për shtypin.