xhamiaaa

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, viziton punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, vizituan sot punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Gjatë vizitës, ata panë nga afër progresin e deritanishëm të punimeve në këtë objekt të rëndësishëm fetar. Xhamia Qendrore në Prishtinë po financohet nga fondacioni DIJANET i Turqisë, duke përfaqësuar një simbol të bashkëpunimit dhe lidhjeve të forta mes dy vendeve. /Rtv Pendimi/