thumbs_b_c_fe033638f3db0ea01caeb01e66af171a

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës priti në takim atasheun e mbrojtjes së Türkiye-s

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Republikës së Türkiye-s, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, koloneli Kahraman e ka uruar ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re të cilën e mori gjatë kësaj jave.

“Ministri Maqedonci theksoi se Türkiye është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe e siguroi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej u bë e ditur se Kosova dhe Türkiye do të vazhdojnë edhe partneritetin ndërmjet dy shteteve.