Rtv Pendimi
Lajme

Ministri turk Kurum viziton zonën ku do të ndërtohen 500 njësitë e banimit

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama inspektuan zonën ku do të realizohet projekti i ndërtimit të 500 njësive të banimit në zonën e Laçit, projekt që do të realizohet me porosi të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më 26 nëntor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës në Laç, Kurum dhe Rama u shoqëruan nga ministri i Shtetit për Rindërtim i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, kryetari i agjencisë qeveritare turke të banimit – TOKI, Ömer Bulut, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe zyrtarë të tjerë.

Delegacioni fillimisht vizitoi në zyrën e saj kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ku u informuan rreth dëmeve nga tërmeti, gjendjen e bashkisë dhe tema të tjera.

Më pas, Kurum dhe Rama dhe delegacioni shoqërues vizituan zonën ku do të realizohet projekti i ndërtimit të 500 njësive të banimit.

Në një prononcim për AA dhe TRT, ministri Kurum tha se me kryeministrin Rama gjetën mundësinë t’i shohin nga afër vendet e dëmtuara të bisedojnë për projektin që do të realizohet.

Ai tha menjëherë pas tërmetit, Turqia nisi të gjitha llojet e aktiviteteve përmes institucioneve si UMKE, AFAD, Gjysmëhëna e Kuqe dhe njësitë e ministrisë të cilën e drejton për popullin mik dhe vëlla të Shqipërisë.

“Dua të theksoj edhe një herë se, ashtu siç ka qenë deri më tani, edhe në të ardhmen ne do të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin shqiptar, bazuar edhe në porositë e presidentit tonë”, tha Kurum.

Kurum përsëriti se ndërtimi i 500 njësive të banimit pritet të fillojë në fund të muajit janar dhe të përfundojë brenda gjashtë muajve, duke shtuar se ekipet do të fillojnë punimet me shpejtësi.

Të ngjajshme

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës vizitoi komunat e Preshevës dhe Bujanocit

Kushtrim Guraj

Liban, rritet në 154 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Portin e Bejrutit

Kushtrim Guraj

Kuvendi i Kosovës miraton në lexim të parë projektligjin për parandalimin e pandemisë COVID-19

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan fal namazin e xhumasë në Xhaminë Ajasofja

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Hiroshima duhet të jetë objektivi i vendosmërisë tonë për të mos përsëritur gabimin

Kushtrim Guraj

Shkup, protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava priti në takim z. Abdurrahim Lecin

Kushtrim Guraj

Libani shpall gjendje të jashtëzakonshme në Bejrut

Kushtrim Guraj

Hapet xhamitë e Kosovës

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU