Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

MIQËSIA ËSHTË JETË

  1. Miqësia është dhuratë që vlera e saj shtohet më tepër me kalimin e kohës.
  2. Disa miq janë jetë!
  3. Miqësia është fjalë e çmuar, nuk i thuhet çdokujt!
  4. Miqësia është trëndafili i vetëm që në të nuk ka therra!
  5. Ka shokë, dhe nuk e teproj nëse them për ta, se ata janë ilaç për shpirtrat tanë të thyer!
  6. Nuk i dua njëqind miq, po një mik për njëqind vjet!
  7. Jeta ime ka mundësi të jetë e stërmbushur me shokë, mirëpo, shumë pak janë me mua kur kam nevojë t’i kem pranë! Çdo nder dhe respekt për ta!
  8. Nëse miqësia është pika e dobët e jotja, dije se ti je personi më i fortë në botë!
  9. Kur e kalon kohën me një shok të afërt që e ke, në vete e ndien se kalon shkëlqyeshëm, edhe nëse tërë kohën të dy rrini të heshtur!
  10. Shokët e vërtetë dallohen me tri cilësi: Është rëndë t’i gjesh, rëndë t’i lësh dhe rëndë t’i harrosh!
  11. Mos e shoqëro, përveçse atë që ta ruan fshehtësinë dhe ta mbulon të metën, t’i përhap të mirat, t’i mbulon mëkatet, e nëse nuk e gjen një të tillë, atëherë mos e shoqëro askënd, përveçse veten!
  12. Mos e zgjedh shokun që nuk kupton dhe mos e humb shokun për shkak të keqkuptimit.
  13. Shokët njihen në situata e jo me vite, një realitet që do ta kuptosh një ditë prej ditëve!
  14. Nuk jam melaqe pa gjynahe, por edhe nuk jam nga ata që i mashtrojnë të dashurit dhe i tradhtojnë shokët!
  15. Miqësia është si shkëmbi, nuk e prish atë vetëm se çekiçi i tradhtisë!
  16. Nëse nuk je për shokun tënd dorë e cila e drejton kah Xheneti, atëherë ti nuk je shok i vërtetë.
  17. Nëse e sheh një shok të pabuzëqeshur, tento t’ia japësh një buzëqeshje!
  18. Kush kërkon mik pa të meta, mbetet pa mik!
  19. Shoqëria është një gjë shumë e ndershme, vetëm ka nevojë për njerëz që e dinë kuptimin e besnikërisë e jo të interesit!
  20. Miqësia më herët konsiderohej thesar, kurse sot interes!
  21. Dy gjëra e shkatërrojnë njeriun: Të preokupuarit me të kaluarën dhe të preokupuarit me të tjerët. Ai që rreh në derën e të së kaluarës, e humb të ardhmen, kurse ai që merret me të tjerët, e humb gjysmën e rehatisë së tij.
  22. Ka miq që janë si ushqimi, për ta ke nevojë në çdo kohë, ka miq që janë si ilaçet, për ta ke nevojë kur sëmuresh, ka miq që janë si sëmundja, për ta nuk ke fare nevojë!
  23. Miku i vërtetë, nëse nuk mund të të ngritë, nuk të lejon të biesh!
  24. Shok i mirë është ai që na mëson si të dashurojmë, atëherë kur duam të urrejmë dhe si të qeshemi, atëherë kur duam të qajmë dhe si të buzëqeshim, atëherë kur ndiejmë dhembje.
  25. Mik është ai, që nuk e mendon largimin si zgjidhje të problemeve mes jush!
  26. Shokun që e blen me dhurata, do të vijë një ditë ku tjetri do ta blejë atë!
  27. Në jetën tënde për shokë merr pak njerëz, kurse bëhu i dashur me të gjithë!
  28. O Zot, unë kam miq që syri im nuk i sheh, të lutem Zot që me syrin Tënd të përkujdesesh për ta, lehtësoji brengat dhe nevojat e tyre dhe bëje që lumturia t’i përcjellë në çdo hap që ecin. 

     

     

    Marrë nga libri:

    NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

    (Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

    Irfan Jahiu

Të ngjajshme

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (2)

Irfan Jahiu

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (1)

Irfan Jahiu

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË LËNDUARVE

Irfan Jahiu

TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË

Irfan Jahiu

DISA NJERËZ NË JETË NA VIJNË SI BEGATI

Irfan Jahiu

JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

Irfan Jahiu

JETA VAZHDON EDHE PSE SHPIRTI NDIEN DHEMBJE DHE SYRI LOTON

Irfan Jahiu

DISA FJALË PËR FEMRËN

Irfan Jahiu

TË DHËNA TË VËRTETA

Irfan Jahiu