Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Të ndryshme

MIRËQENIE “UTOPIKE”

Muslim Shop

Komuniteti musliman gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) si dhe në periudhën e administrimit të Ebu Bekrit dhe Umerit jetonte në një harmoni dhe mirëqenie pothuajse utopike. Ata, të frymëzuar nga mësimet e shpalljes që i kishin shumë origjinale e pastaj edhe të freskëta ishin edukuar që të vepronin aq sa mundeshin për të mirën e vetes, familjes dhe shoqërisë. Përballë kësaj kërkonin vetëm aq sa u mjaftonte.
Mbase, për shkak të kësaj, atëbotë kishim një gjendje ekonomike stabile. Kishte të varfër por nuk vdisnin urie ngase ata të pasur që ishin në shoqëri nuk lejonin dot të ndodhte një gjë e tillë. Kishte edhe njerëz që nuk kishin kulm mbi kokë por nuk i quaj dot të pastrehë ngase streha e tyre ishte xhamia e të Dërguarit ku flinin dhe rrinin e të tjerët e dinin ku do ti gjenin. Ata nuk zinin radhë duke pritur që të përfitonin nga solidariteti i njerëzve apo i shtetit. Bamirësit i kërkonin dhe prisnin në radhë, madje edhe shtyheshin për ti ndihmuar ata. Kujdesi institucional për kategoritë nevojtare të shoqërisë daton prej asaj kohe. Mendoj se, për shkak se mirëqenien materiale nuk e kishin brengën kryesore, ndoshta edhe nuk ishin të fokusuar në ndonjë zhvillim kushedi cfarë ekonomik.
Theksi i zhvillimit ishte te një aspekt tjetër i jetës sociale. Në komunitet, natyrshëm, kishte edhe njerëz që gabonin, mbase ndonjë edhe me prirje kriminale. Karshi tyre ishte një vetëdije shoqërore interesante e cila funksiononte ashtu që njeriu i ndershëm e shihte tjetrin duke gabuar, nuk e spiunonte, nuk e poshtëronte, por i afrohej me kujdes duke u marrë me ndërgjegjen e tij derisa ky i fundit nuk reflektonte. Ana e errët njerëzore e cila anonte kah e keqja zbehej, ndërsa ana e mirë favorizohej dhe fuqizohej dhe kështu ndikohej që individi të hiqte dorë nga e keqja.

Shkruar nga hoxhë Ekrem Avdiu.

Të ngjajshme

Kurbanat 2019 (Lista)

Hevzi Hasani

El- hamdu lil-lah

Hevzi Hasani

Pija që vlen sa puna jote

Kushtrim Guraj

Perlat e Islamit – 59 Pjesë (Downloand)

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

Një urim më mungon !

Kushtrim Guraj

50 DOBI NGA NATA E KADRIT

Kushtrim Guraj

XHAMIA EBU HANIFE NJË BUKURI E VEÇANTË

Kushtrim Guraj